Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë në afërsi të Stacionit Autobusëve në Mitrovicë.
“Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.
Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit. Policia aq shumë është vënë në funksion të këtij klani kriminal, sa që intervenon edhe atëherë kur aktivistët thjeshtë duan të vendosin një pano prej letre pranë pronave të tyre.
Njëri nga aktivistët pjesëmarrës, Musa Ajeti – ish luftëtar i UÇK-së, është lënduar nga policia dhe ka humbur vetëdijen”, shkruan LVV.



