Aktakuzë për një zyrtar të komunës së Suharekës

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës i pandehuri S.H., në cilësi të personit zyrtar në komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, dhe me këtë rast ka shkelur me dashje ligjin lidhur me detyrat e punësimit të tij.

“S.H., në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme që është në pronësi të komunës, dhe Rregullores 23/2013 për përcaktimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme që është në pronësi të komunës, ka lidhur kontratën mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm me qira, si përfaqësues i komunës së Suharekës me një ndërmarrje po nga komuna e Suharekës”, thuhet në komunikatë.

Me këtë S.H., pa autorizim nga kryetari i komunës ka nënshkruar kontratë, m e ç’rast kontraktuesit nga Suhareka i ka mundësuar dobi edhe atë shfrytëzimin e kësaj parcele kadastrale pa i ndjekur procedurat e rregullta ligjore dhe ka shkelur me dashje ligjin dhe rregulloren e lartcekur.

Me këto veprime S.H., ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...