Aktakuzë për kontrabandim me migrantë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit bëhet e ditur se të dyshuarit F.R. dhe Sh.B. gjenden në paraburgim nga data 20 shtator.

“Sipas aktakuzës, me datë 20.09.2021, rreth orës 13:15 në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në aksin rrugor Vërmicë – Prizren është vërtetuar se në bashkëkryerje merren me kontrabandim me migrantë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa policia kufitare ishte duke patrulluar në lokacionin e lartpërmendur, vërejnë një veturë të markës ‘’Audi’’, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri F.R., si dhe një veturë tjetër të markës ‘’ËV Vento’’ të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Sh.B., ku brenda veturës ‘’Audi’’ ishin 5 shtetas sirianë, ndërsa në veturën ‘’ËV Vento’’ kanë qenë duke hyrë  4 shtetas sirianë por, të cilët me të vërejtur policinë janë larguar nga vetura dhe vendi i ngjarjes. Të pandehurit janë ndaluar nga ana e policisë së bashku me 5 shtetasit e tjerë sirianë, të cilët u janë nënshtruar procedurave të rregullta nga autoritetet kompetente të emigracionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje, bëhet e ditur se me këto veprime të akuzuarit F.R., dhe Sh.B., kanë përmbushur elementet e veprës  penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...