Aktakuzë ndaj pesë hoxhallarëve për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve, imamë dhe hoxhallarë.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për shkak të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes janë: B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

“Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit E. G. dhe M. M. po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 par. 2 lidhur me par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...