Aktakuzë ndaj Kryeinspektorit!

PUBLIKUAR

Prokruoria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryeinpesktorit të Regjionit të Prishtinës pranë Inspektoriatit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale me inicialet M.B.

Lajmi bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për medie, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë kundër të pandehurit M.B., për marrje të ryshfetit

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit M.B., për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më datë 22 shtator 2016, në Kafiterinë “Sach” e cila gjendet në Bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, i pandehuri M.B., në cilësi të personit zyrtar në pozitën e Kryeinspektorit të Regjionit të Prishtinës pranë Inspektoriatit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga dëshmitari L.Z., kontabilist në Kompaninë “All Zone”, ka kërkuar përfitim material për vete, shumën prej dhjetëmijë 10.000 €, në mënyrë që kompania mos të ndëshkohet për shkak të (4) punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës.

Po ashtu, i pandehuri i kishe thënë se duhet të ndëshkohet me gjobë prej nëntëdhjetëmijë 90.00 euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre (3) anëtarësh nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit, të kryer atë në të njëjtën ditë në kompaninë e lartcekur.

Në aktakuzë, thuhet se dëshmitari rastin e ka paraqitur në polici, dhe të nesërmen,  me datë  23 shtator 2016, me zbatimin e masave të fshehta i pandehuri është zënë në flagrancë, pasi që nga dëshmitari L. Z., në kafiterinë e njëjtë rreth orës 16:00, i ka marrë të hollat në shumën e kërkuar, por të shënuara paraprakisht nga ana e Policisë.

Me këto veprime i pandehuri M.B ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...