Aktakuzë ndaj ish-policit serb për krime ndaj popullsisë civile në Kosovë

PUBLIKUAR

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-policit serb Sllagjan Trajkoviq, për krime të luftës ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Ai akuzohet se gjatë luftëss në vitet 1998-1999, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë.

Sipas Prokurorisë Speciale, Trajkoviq akuzohet se veprat e tij i kishte kryer në fshatin Reznik dhe fshatrat e tjerë të komunës së Vushtrrisë.

“Me ç’rast ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, konkretisht nenin 3 paragrafin 1 shkronja a, b, c, të përbashkët me katër konventa (1a dhe b) të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë (protokollin I)”, thuhet në njoftim.

Edhe Klan Kosova ka raportuar disa herë në lidhje me rastin e ish-policit serb.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...