Aktakuzë kundër 12 personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 12 të pandehurve me inicialet T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, B.K, M.J, A.A, S.S, D.I. për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikëkalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti-Kontrabandës në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganor dhe kontrollin e rregullt kufitar.

Bëhet e ditur se të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J. akuzohen për marrjen e ryshfetit,  ndërsa B.K, A.A, S.S dhe D.I, për dhënie të ryshfetit.

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...