Aktakuza e re me ndryshime, krejt çka tha Thaçi para gjykatësit në Speciale

PUBLIKUAR

Ish-presidenti Hashim Thaçi u paraqit sot para Gjykatës Speciale për shkak të aktakuzës së re, të ndryshuar, të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi së fundmi në gjykatë.

Thaçi tha se nuk i ka kuptuar akuzat e reja, por tri herë u deklarua i pafajshëm, raporton Gazeta Express.

“Nuk i kam kuptuar sepse nuk kam pasur mundësi me i lexuar sepse janë shumë të redaktuara”, tha ai fillimisht.

Gjykatësi Nicolas Guillou i tha se nuk ka nevojë të deklarohet menjëherë rreth pafajësisë, por Thaçi përsëriti deklarimin e tij.

“Deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën s’e kam lexuar, sepse s’e kam kuptuar, por deklarohem i pafajshëm”, tha ish-presidenti.

Sipas rregullorës, ndërsa theksoi se Thaçi ka kohë 30 ditë për t’u deklaruar rreth akuzave, gjykatësi Guillou i tha atij se “nëse dëshironi mund ta bëni këtë vetëdeklarim tani”.

Thaçi e mori fjalën sërish, për t’u deklaruar i pafajshëm për të tretën herë në këtë seancë paragjyqësore.

“Z. gjyqtar, e theksova edhe njëherë, amandamentet tuaja shtesë janë të redaktuara. Jam munduar t’i lexoj, nuk kam arritur, prandaj edhe nuk i kam kuptuar kur deklarohem i pafajshëm”, tha ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të prentenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...