Aksioni në Vranjevc, policia gjeti arsenal armësh dhe shtiu ndaj të dyshuarit (FOTO)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se një polic është detyruar ta përdorë armën në vetëmbrojtje gjatë një bastisje në Vranjevc të Prishtinës.

Bastisja erdhi si shkak se i njëjti ka shtënë mbrëmë me armë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në një arsenal armësh që posedonte i dyshuari.

“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...