Aksioni në AgroKosova, Rukiqi: E papranueshme ndërhyrja me polici në ndërmarrje private

PUBLIKUAR

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ndërmarrjen “AgroKosova Holding”, shkruan Gazeta Express.

Rukiqi ka konsideruar se kjo ndërhyrje tregon për klimën e investimeve të huaja në Kosova.

“Ndërmarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjes të investimit dhe pronës ku kanë investuar. Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ, për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka reaguar ai.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e AgroKosova Holding, apo ish-ndërmarrja shoqërore NBI Suhareka.

Në anën tjetër, ndërmarrja ka kundërshtuar ta lirojnë objektin. Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...