Aksionet kundër prodhimit të kriptovalutave mirëpriten nga KEDS-i

PUBLIKUAR

Kjo është teknologjia e mjaftueshme për të prodhuar para digjitale. Me përmasa të ndryshme, pajisje si këto po mundësojnë përfitime financiare nga kriptovaluta si Bitcoin në gjithë botën.

Madje, në Kosovë interesimi për të krijuar këso monedha ishte i madh.

Edhe sigurimi i pajisjeve për krijimin e tyre, i kushtoi xhepit të të rinjve kosovarë sipas njohësit të ekonomisë teknologjike.

Ejup Qerimi, njohës i ekonomiksë teknologjike i cili tanimë trajnon të rinjtë që të jenë pjesë e marketit ndërkombëtar digjital, vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave e cilëson si jo të mirë menduar.

Ndërkaq Policia e Kosovës menjëherë pas vendimit të Qeverisë ka realizuar disa operacione për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Së pari u sekuestruan 70 aparate në Podujevë, pastaj 67 në Mitrovicë të Jugut e edhe në Shtime e Prishtinë.

Mirëpo aksioni më i madh u zhvillua në Leposaviq, ku u sekuestruan 272 pajisje.

Qerimi thotë se Policia mund t’i gjejë këta përmes internetit ose në bashkëpunim me KEDS-in.

Arsyeja e vendimit të Qeverisë lidhur me kriptovalutat erdhi si shkak i krizës energjetike në Kosovë.

Nga KEDS i mirëpresin veprimet e Qeverisë për ruajtjen e rrymës.

Ditëve të fundit Policia e Kosovës po sekuestron edhe kartelat grafike të aparateve të kriptovalutave, një kompjuter përmban gjashtë kartela të tilla.

VIDEO

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...