Aksion i madh policor, ka arrestime, konfiskime e mbyllje të lokaleve

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njësitet vartëse nga drejtoritë rajonale policore, të enjten realizoi një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Sipas një komunikate të policisë, nga ky aksion i koduar me emrin  “Qershori 2016’’, rezultoi me ushtrimin e kontrollit në (29) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (7)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunalë,  si dhe janë shqiptuar  gjoba   për mungesë të arkave  fiskale, mungesë të dokumenteve të  punës  etj

Policia deklaron se si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit dhe pengim të personit zyrtar në ushtrim të detyrës, raste këto të administruara në nivel lokal policor.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (176) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre ;

Shtetase të Shqipërisë ——-115

Shtetase të Malit të Zi ——-1

Shtetase e Moldavisë ——–1

Shtetase e Bullgarisë ——–1

Shtetase të RKS-së  ——— 58

Të gjitha shtetaset e huaja  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila  është në proces të administrimit të lendeve në fjalë.

Ndërsa në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit të lokaleve janë sekuestruar;

Një (1) armë TT me (8) copë municion përkatës,

Dy (2) shufra,

Një (1) sprej,

Një (1) boks i hekurit,

Një (1) thikë ushtarake.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...