Aksion antiterror në Belgjikë, arestohen dy persona

PUBLIKUAR

Belgjika ndodhet ende në gjendjen më të lartë të alarmit nga frika e sulmeve terroriste, që kanë tronditur javët e fundit fqinjët e saj, Francën dhe Gjermaninë.

Policia vendase ndërmori në orët e natës një aksion të gjerë antiterror në rajonet periferike të Liezhit dhe Monsit në kërkim të shtatë personave të dyshuar për lidhje me terrorizmin, armëve dhe eksplozivëve.

Dy prej të shumëkërkuarve përfunduan në pranga, pesë të tjerë janë ende në arrati.

E përditshmja belge “Derniere Heure”, shkruan në versionin e saj online se nga shërbimet e inteligjencës dyshohet se këta persona po përgatitnin sulme terroriste në Belgjikë, transmeton TCH.

Gjykata do të japë sot vendimin për t’i mbajtur në qeli apo për të liruar dy të ndaluarit, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna që i lidhin me atentatet e ndërmarrë në Bruksel pak muaj më parë.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...