Një veturë e policisë është aksidentuar në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Si pasojë e këtij aksidenti tre policë kanë pësuar lëndime trupore.
Kështu ka bërë ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë.Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.


