Aksidentohet një autobus në Ferizaj – tre të lënduar

PUBLIKUAR

Një autobus është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të premte në Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se autobusi i kishte këputur telat e rrymës.

“Ju njoftojmë se rreth orës 21:20 ne rr e Ferizajt,  afër restorant ,,ASTORIA” – Gjilan , ka ndodh një aksident ku i përfshirë është një autobus I cili ka këputur telat e rrymës dhe një korsi ka qene e bllokuar për pak kohë.   Sipas hetimeve janë lënduar lehte tre persona”, ka thënë Hashani.

Me rastin janë duke u marr Njësitet e trafikut  Rajonal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...