Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka pasur një aksident.
Lajmin për këtë e ka dhënë djali i tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke i siguruar të afërmit dhe qytetarët se gjendja e kryetarit është e mirë, shkruan AktivPress.
“Desha ta njoftojë opinion dhe qytetarë e Shtimes, ngase kam marrë shumë mesazhe nga ta, ju them që Kryetari (Prindi im) është shëndoshë e mirë dhe gjendet në shtëpi .
Aksidenti i trafikut nuk ishte i rëndë.
Edhe pse pala tjetër ishte fajtore por jemi interesuar për ta dhe kemi marrë informata që edhe ata janë shëndoshë e mirë.
Ju falenderojë të gjithëve për përkrahje dhe kujdesin e veçantë që keni treguar”, ka shkruar Meriton Ismajli./AktivPress


