e plotësuar
Si pasojë e një vetaskidenti të një kamionete rreth orës 17:56, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Lipjan-Prishtinë, katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Kësthu ka raportuar për “Zëri”-n, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, 29.08.2020, rreth orës 17:56, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident) në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Lipjan-Prishtinë. Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut po merren me aksidentin”, ka raportuar Krasniqi.
e plotësuar
Në rrugën Prishtinë-Lipjan ka ndodhur një aksident.
Siç shihet nga fotografitë e siguruara nga Gazeta Blic, në këtë askident ka dëme materiale.
Ende nuk dihet se a ka të vdekur.
Siç shihet në fotografi ka të lënduar.
Pas pak vijmë me informacione tjera.



