Aksidenti i ministrit kroat të Mbrojtjes, Mehaj i uron shërim të shpejtë

PUBLIKUAR

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozic është përfshirë në një aksident mëngjesin e së shtunës në dalje nga Vinkovci me pasojë një të vdekur, raportojnë mediat vendase.

Automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kësaj të fundit.

Është ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ai i cili i ka uruar shërim të shpejtë atij.

“Më vjen keq që dëgjoj për aksidentin në të cilin është përfshirë ministri Banozic dhe i uroj shërim të shpejtë. Përpjekjet e tij diplomatike kanë forcuar me të vërtetë lidhjet midis vendeve tona, Së bashku, ne arritëm marrëveshje shtet-me-shtet (G2G) .që i afruan kombet tona 🇽🇰🤝🇭”, ka shkruar ai në një postim në platformën “X”./Express/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...