Aksidentalisht zbulohet transferimi i Man United, Wan-Bissaka pozon me fanellën e “Djajve të Kuq”

PUBLIKUAR

Aaron Wan-Bissaka zyrtarisht do të bëhet gjatë ditës së sotme lojtar i Manchester United, por tashmë ka rrjedhur një fotografi në internet ku 21-vjeçari shihet duke pozuar me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Aaron do të jetë transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” për këtë verë pas Daniel James dhe do të kushtojë 50 milionë funte.

Mbrojtësi i djathtë ka kaluar një sezon mbresëlënës në Premierligë me Crystal Palace, duke u vlerësuar si një ndër më të mirët në sezonin që lamë pas, dhe ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Anglisë U-21 është bërë futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori të Manchester United, pas Paul Pogba, Romelu Lukaku, Angel Di Maria dhe Fred dhe Ole Gunnar Solskjaer shpreson se ka blerë një mbrojtës që do të jetë zgjedhja e parë në krahun e djathtë për një dekadë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...