Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zhur të Prizrenit.
Njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare për shkak të gjendjes së rëndë.
Kështu tha për Klankosova.tv Azen Baraliu, nga policia e Prizrenit.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdekur një person, dy janë lënduar, janë dërguar filimisht në spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri është dërguar në drejtim në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë” – tha Baraliu.


