Një aksident ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës, njoftojnë lexuesit e Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Nga fotografitë vërehet se një kamion është rrokullisur, me ç’rast është shkaktuar kolonë e gjatë.
Policia dhe ambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet a ka të lënduar rëndë.




