Aksident në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, lëndohen dy shqiptarë nga Kosova!

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 16:50, në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, gjegjësisht në fshatin Dobroshtë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një furgoni “Mercedes” me targa regjistrimi Tetovë, e drejtuar nga 28 vjeçari J.U. nga Sedllarca e Poshtme dhe veturës e “Peugeot 307” me tagra regjistrimi të Kosovës e drejtuar nga 34 vjeçari A.A. nga Ferizai, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtuesi i veturës Peugeot dhe bashkëudhëtarja e tij 28 vjeçare L.A. janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas ndihmës mjekësore janë transferuar në shtëpi për rehabilitim.

Ekipi inspektues ka kryer kontroll dhe po vërtetohet shkaku i aksidentit dhe rrethanat tjera, kurse dëmi material vlerësohet diku rreth 30 mijë denarë.

SHIKO MË SHUMË

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...

IKD: Vrasja e gruas në Vitomiricë kërkon hetim të plotë të dështimeve institucionale dhe llogaridhënie konkrete

Instituti i Kosovës për Drejtësi shpreh tronditjen dhe shqetësimin e thellë për vrasjen e...

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...