Aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë, vdes një person

PUBLIKUAR

KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtine është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasoje e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime te renda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili është duke u trajtuar (mjekuar) ne QKUK në Prishtinë

Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ku shton se Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore per Obduksion.

“Ju informoj se me datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në Autostraden “Arben Gjaferi” ne KM-3 drejtimi Lipjan-Prishtine është shkaktuar nje aksident trafiku (Vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasoje e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime te renda trupore ka pësuar vozitësi i veturës,  i cili është duke u trajtuar (mjekuar) ne QKU ne Prishtinë. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore kane tërhequr kufomën, e cila me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore për Obduksion”, ka konfirmuar Hoxha

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...