Aksident në Rrugën “C”, përfshihen 5 vetura dhe dy këmbësorë, Policia: Tre persona janë lënduar

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, saktësisht te “rruga C”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se tre persona kanë pësuar lëndime. Por në aksident ishin të përfshirë pesë vetura.

”Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5  automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...