Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Obiliq.
Në aksident ishin të përfshira dy automjete.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.


