Aksident në mes të dy veturave në dalje të Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të Komunës së Lipjanit, në mes të dy veturave.

Gazetarja nga terreni e “Gazeta Blic” e cila ndodhet në vendin e ngjarjes raporton se është bllokuar rruga që lidh këtë komunë me Prishtinën, si pasojë e këtij aksidenti.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, por bazuar në pamjet që ka arritur t’i sigurojë “Gazeta Blic” në vetura janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton shkakun e këtij aksidenti. Ndërkaq veturat e aksidentuara “marianga” po e largohn nga vendi i ngjarjes, në mënyrë që rruga të hapet për qarkullim.

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...