Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

PUBLIKUAR

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në dalje të qytetit të Lipjanit. Në këtë aksident është përfshirë një veturë zyrtare, ndërkaq përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Nga Policia e Kosovës i kanë thënë Telegrafit se janë duke e hetuar rastin lidhur me shkaktarët që kanë çuar deri te aksidenti.

“Aktualisht nuk i dimë shkaqet e aksidentit por Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin dhe duke i bërë matjet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në këtë aksident është e përfshirë një veturë zyrtare me targa ‘3Z’ dhe një automjet i punës”, ka bërë të ditur nga Policia.

Shkaku i këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lipjanit.

Telegrafi ka mësuar se gjatë muajve të fundit janë shënuar një numër mjaftë i madh i aksidenteve me vetura zyrtare, derisa në muajin e kaluar dy aksidentet të tilla janë shënuar vetëm në Komunën e Shtimes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...