Aksident në Gjakovë, humbë jetën vozitësi, lëndohen dy pasagjerë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Gjakovë – Ponoshec.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i automjetit.

“Të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dal në vend të ngjarjes, ku është konstatuar se një automjet udhëtarësh i markës Ë Golf kishte dal nga rruga duke goditur një shtyllë elektrike druri dhe me pastaj edhe disa drunjë tjerë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit humb jetën dhe dy pasagjer lëndohen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjeku kujdestar konstaton vdekjen:

1. F. P. lindur me 1977 (ngasësi i automjetit) kosovar/shqiptar,

Të lënduarit janë:

1. U. D. lindur me1993 kosovar/shqiptar
2. N. Gj. Lindur me 1959 kosovar/shqiptar

Me hetime te mëtutjeshme po merren hetuesit e Trafikut Rajonal të DRP Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Stetit në Gjakovë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...