Një aksident trafiku ka ndodhur në pasditen e së dielës në komunën e Drenasit.
Një veturë në fshatin Zabel ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u rrokullisur.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. /Express/




