Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe tre të lënduar

PUBLIKUAR

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 21:30 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident ka humbur jetën një person si dhe janë lënduar tre të tjerë, shkruan Reporteri.net

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...