Të premten në orën 15:06, derisa një person i gjinisë mashkullore ishte duke vozitur ka goditur me veturë një këmbësore femër shtetase e Maqedonisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”- njofton policia.


