Të premtën në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”- njofton policiaξ


