Aksident me fatalitet në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

PUBLIKUAR

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti,

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë ”, ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...