Aksident i rëndë pranë Stacionit të Autobusëve, ndërron jetë një çiklist

PUBLIKUAR

Një biçiklist ka vdekur si pasojë e një aksdienti që ka ndodhur sot rreth orës 20:40 në  afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:40  kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...