Aksident i rëndë në rrugën Skenderaj – Mitrovicë, vdes një person

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Skenderaj-Mitrovicë. Nga ky aksident, si pasojë e lëndimeve një person ka vdekur.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrie Pllana.

Në njoftimin e policisë shtohet se, përveç viktimës, edhe një tjetër person është lënduar dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Mitrovicë e Jugut.

“Ne segmentin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në fshatin Lushte, sot rreth orës 13: 50 është raportuar për një aksident trafiku, ku si pasoj e lëndimeve një person D.O., 66 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal  Mitrovice Jugu”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...