Aksident i rëndë në Lipjan, katër persona të lënduar

PUBLIKUAR

Minuta më parë, rreth orës 15:06  ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, udhëkryqi i fshatrave Smallush – Banulle, ku mbetën të lënduar katër persona.

Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndersa katër persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore.

Për pak minuta Njësiti patrollues i Policisë ka arritur në vendin e ngjarjes  së bashku me Autoambulancën.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Rruga (magjistrale) është  bllokuar përkohsisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes, përderisa pjesëmarrsit janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...