Aksident i rëndë në Klinë – vdes një person, nëntë të tjerë mbesin të lënduar

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një autobusi në Klinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ka bërë të ditur policia në një komunikatë për media.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

“Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve është dërguar për SHSKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obfuksion.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...