Aksident fatal në Lipjan, vdes një person

PUBLIKUAR

Tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni në fshatin Qallapek të Lipjanit, transmeton LipjaniNews

Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 25 dhjetorit. Lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga  drejtuesit dhe një pasagjer  të cilët pas tretmanit  mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...