AKR uron për Pashkët

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re, nëpërmjet një telegrami drejtuar medive u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë.

“Kombi ynë, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme, ndërsa kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë”- thuhet ndër të tjera në telegram.

Ky është urimi:

Qytetarë të nderuar,

Me rastin e Festës së Pashkëve, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin Tim personal, t`Jua përcjellë urimet më të përzemërta, të gjithë besimtarëve të fesë së Krishterë.

Festat si kjo, e kthejnë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe përkujdesjen tonë.

Kombi ynë, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme, ndërsa kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë.

Andaj, në frymën e respektit dhe të tolerancës, ne duhet të punojmë së bashku për mirëqenien e qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë.

Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...