AKR-ja në Lipjan kërkon mobilizim më të madh nga Komuna e Lipjanit për ti ndihmuar qytetarët pas situatës së krijuar

PUBLIKUAR

Dega e AKR-së në Lipjan ka kërkuar nga Komuna e Lipjanit që të bëjë mobilizim më të madh që tu dal në ndihmë të gjithë qytetarëve në të gjitha fshatrat e kësaj komune, pasi që është vështirësuar situata pas reshjeve të fundit të borës në Kosovë.

Sabit Pacolli, ka kërkuar që në veçanti të ndihmohen fshatrat Brus, Janjevë, Ribar i Madh, Kleqkë, Dobrajë e Madhe e Krojmir, pas kërkesave të mëdha nga banorët për ndihmë.

Postimi i plotë i kryetarit të Degës së AKR-së në Lipja, Sabit Pacollit:

AKR-Lipjan kërkon mobilizim më të madh nga Komuna e Lipjanit

AKR në Lipjan kërkon nga Komuna e Lipjanit një mobilizim më të madh përshkak të të reshurave të fundit, që nga akterët që ti dalin në ndihmë qytetarëve edhe në zonat më të thella të territorit në Lipjan.

AKR-ja po sheh me shqetësim të madh, kërkesat e banorëve të fshatrave, Brus, Janjevë, Ribar i Madh, Kleqkë, Dobrajë e Madhe e Krojmir etj.

Kërkojmë një mobilizim edhe më të madh nga Komuna dhe nga të gjithë ata të cilat kanë mundësi ti ndihmojnë banorëve të këtyre fshatrave, që përmendëm më lartë dhe të tjera.

Sabit Pacolli
AKR-Lipjan 2017

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...