AKR-ja dega në Lipjan ka vazhduar edhe dje me strukturimin e nëndegëve të saja, Janjeva ishte dega e radhës ku AKR-ja morri një përkrahje të fuqishme si asnjëherë më parë.
Shqipe Krasniqi u zgjodh kryetare e nëndegës së Janjevës duke thënë se banorët e Janjevës meritojnë një qeverisje më të mirë.
Sabit Pacolli si koordinator i AKR-së në Lipjan përshëndeti të pranishmit, ku ai tha se shumë shpejt Lipjani do të ketë një kthesë të madhe të një qeverisje më të mirë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues nga qendra e AKR-së, kryetarja e forumit të Gruas, Kaltrina Demiri, kryetari i forumit rinor të AKR-së, Bekim Olluri, si dhe mbi 200 persona të Janjevës edhe nga komunitetet.








