AKR ende pa marrëveshje me LDK-në për koalicion parazgjedhor

PUBLIKUAR

Aleanca Kosova e Re (AKR), ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politikë

Gjatë ditës është raportuar se AKR ka arritur një marrëveshje me LDK-në, për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit, por një gjë e tillë është mohuar nga anëtarë të kësaj partie.

Rrahim Pacolli shef i shtabit zgjedhor të AKR-së, ka thënë për lajmi.net se deri tani nuk asgjë zyrtare. Madje ai ka lënë të hapur mundësinë që mos të ketë një koalicion të tillë, ani pse në mesnatë përfundon afati për dorëzim të koalicioneve në KQZ.

“Jo deri më tani nuk asgjë konkrete. Nuk besoj se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë ditës”, ka thënë Pacolli për lajmi.net , kur është pyetur për një marrëveshje mes LDK-së dhe AKR-së.

Kjo parti ka qenë në bisedime për koalicion parazgjedhor edhe më Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas kryetari të AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë arritur të harmonizojnë 90 për qind të plan programit

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...