Ajri i ndotur shkakton 5.5 milionë vdekje në vit

PUBLIKUAR

Më shumë se 5.5 milionë njerëz në mbarë botën vdesin para kohe çdo vit si pasojë e ndotjes së ajrit, kjo sipas një studimi të ri, transmeton Klan Kosova.

Shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë në zhvillim të shpejtë të Kinës dhe Indisë.

Faktori kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, automjetet dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit.

Të dhënat janë pjesë e “Global Burden of Disease Project”. Studiuesit e përfshirë në këtë iniciativë thonë se statistikat tregojnë se sa larg dhe sa shpejt duhet të ecin disa vende për të siguruar ajër të pastër për qytetarët e tyre, transmeton Klan Kosova.

“Në Pekin dhe Delhi në një ditë me ajër të ndotur, numri i grimcave është më i lartë se 300 mikrogramë për metër kub”, shpjegoi Dan Greenbaum nga Instituti i efekteve shëndetësore, në Boston, SHBA.

“Numri duhet të jetë rreth 25 ose 35 mikrogramë.”

Thithja e pjesëzave të vogla të lëngshme ose të ngurta mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes, ankesat e frymëmarrjes dhe madje edhe kancer.

Dhe ndërsa vendet e zhvilluara kanë bërë përparime të mëdha në trajtimin e këtij problemi në  dekadat e fundit, numri i qytetarëve që vdesin si pasojë e cilësisë së ajrit të dobët në vendet në zhvillim është ende në ngritje.

Sipas studimit, ajri i ndotur shkakton më shumë vdekje se faktorët e tjerë si kequshqyerja, obeziteti, alkooli apo droga, dhe seksi i pasigurtë. The Global Burden of Disease Project e vendos atë në rrezikun e katërt më të madh pas tensionit të lartë, rrezikut ushqimor dhe duhanit.

 

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...