Arlind Ajeti ishte një prej futbollistëve më të dalluar të Shqipërisë në “Euro 2016”.
Mbrojtësi i Frosinones ishte edhe futbollist i ndeshjes në duelin kundër Rumanisë.
Kurse, paraqitjet e mira në Francë kanë bërë që ai të zgjojë interesim nga disa klube të mëdha, përfshirë Besiktasin e Fenerbahcen, përcjell “Lajmi.net”.
Por, ka edhe klube tjera që kanë bërë gati ofertat për të.


