Ajdareviç: Gjithmonë gati për Shqipërinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Astrit Ajdareviç ka thënë se është i gatshëm për Shqipërinë kurdo që trajneri Christian Panucci ta ftojë.

AEK-u i Athinës triumfoi në kampionatin grek, duke thyer hegjemoninë e Olimpiakosit që kishte fituar në 7 sezonet e fundit. Verdhezinjtë kishin 24 vite pa e provuar shijen e titullit dhe për t’u rikthyer në maja, iu desh edhe ndihma e një shqiptari si Astrit Hajdari.

Mesfushori, i cili e kishte edhe titullin e parë në karrierë, tregoi në lidhje telefonike për Supersport News emocionet e përjetuara pas fitimit të titullit.

“Sot kam ndjerë një kënaqësi shumë të madhe. Këtu ka qenë një emocion shumë i lartë, pas 24 viteve që mungonte titulli kampion, por edhe një rivaliteti shumë të madh me Olimpiacosin, Panathinaikosin dhe Paokun. Është një kënaqësi e madhe edhe për faktin se është titulli im I parë në karrierën futbollistike”, tha Ajdareviç.

28-vjecari nuk ka qenë gjithnjë titullar, kjo edhe për shkak dëmtimesh. Ai shpreson që sezonin e ardshëm të ketë më shumë hapësirë dhe minuta në dispozicion.

“Këtë sezon ka pasur shumë rotacion dhe nuk kam luajtur në shumë ndeshje. Më tepër më është besuar Europa League dhe Kupa. Por mendoj që vitin e ardhshëm të mos penalizohem nga dëmtimet dhe të kem më shumë hapësira”, u shpreh mesfushori.

Hajdari është sërish nën kontratë me AEK-un edhe për edicionin tjetër. Futbollisti, i cili ka qenë pjesë edhe e akademisë së Liverpoolit, u shpreh se nuk ka ndërmend të lëvizë nga verdhezinjtë, megjithëse futbollit asnjëherë nuk i dihet.

“Me AEK-un kam kontratë edhe për një sezon tjetër. Në kushtet aktuale mund të them se nuk kam ndërmend të lëviz, por futbollit kurrë nuk i dihet”, deklaroi Ajdareviç.

Përsa i përket përfshirjes në miqësoret e ardhshme të kombëtares, mesfushori deklaroi se ai është gjithnjë gati për ngjyrat kuqezi dhe se do t’i përgjigjet çdo ftese të Panuccit.

“Unë jam plotësisht gati. Nëse më thërret Panucci, jam gati të vij”, u shpreh mesfushori i AEK-ut Astrit Ajdareviç. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/ajdarevic-gjithmone-gati-per-shqiperine-528643/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...