Ajax i cakton çmimin El Ghazit

PUBLIKUAR

Sulmuesi holandez, Anwar El Ghazi pritet të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Holandës ka disa oferta serioze nga skuadrat e mëdha evropiane.

E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, ku Roma, Milan e Napoli janë vënë pas tij.

Kësisoj kampionët e shumëfishtë të Holandës, Ajax i ka caktuar edhe një çmim për tu larguar.

Ajax është e gatshme ta shes yllin e saj për një shumë rreth 12 milionë euro.

Përpos skuadrave italiane, El Ghazi kërkohet edhe nga Tottenham Hotspurs, Stoke City dhe Schalke 04. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...