Aida Dërguti nuk kalon në Nisma

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila një ditë më parë dha dorëheqje nga Kryesia e Vetëvendosjes nuk do të kalojë në radhët e partisë Nisma për Kosovën dhe në asnjë subjekt tjetër politik.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Naim Jakaj, këshilltar politik i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti

Ai tha se takimi i Dërgutit në hollin e Kuvendit me zyrtarë të Nismës për Kosovën ka qenë takim i rastësishëm dhe mund t’i ndodh secilit deputet të takohet me përfaqësues të partive tjera politike.

“Aida Dërguti sikurse deputetët tjerë kur kalojnë në hapësirat e kuvendit munden me u taku edhe rastësisht me deputetë tjerë të partive tjera politike”, tha Jakaj.

“Nuk ka asgjë të vërtetë për kalimin e zonjës Dërguti në Nismë dhe nuk ka me pas”, shtoi Jakaj.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Dërgutit nga Kryesia e VV-së është raportuar se ajo mund të kalojë në partinë e Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...