“Ai Gjesti që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhimbte zemra”, Xheneta mes lotësh flet për Gjestin pas humbjes së vëllait të tij

PUBLIKUAR

Në promon e episodit të ardhshëm të emisionit “S’e luan topi”, është publikuar një moment prekës ku Xheneta Fetahu shfaqet e përlotur teksa flet me ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjest Kelmendi, pas aksidentit tragjik që i mori jetën vëllait të tij, Eldion Kelmendi.

E prekur thellë nga ngjarja, Xheneta u shpreh me emocione: “Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra”.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se ajo ka qenë e pranishme në ceremoninë mortore dhe ka qëndruar pranë familjes Kelmendi gjatë ditëve të zisë, duke treguar një anë të ndjeshme dhe njerëzore përtej dritave të skenës.

Episodi i ri i “S’e luan topi” pritet të transmetohet së shpejti dhe, sipas pamjeve të publikuara, do të sjellë emocione të forta dhe momente reflektimi për të gjithë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Egli Tako shfaqet në veshje tradicionale në fotografitë e fundit

Egli Tako ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri...

Vesa Vllasaliu shijon jetën luksoze në krahët e Mirlind Dakut

Moderatorja dhe influencuesja e njohur Vesa Vllasaliu vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me...

Luana Vjollca i bashkohet protestës në Tiranë

Luana Vjollca ka qenë në mesin e mijërave shqiptarëve, që sot në qendër të...