Ahtisaari tregon për pengesat që i bëri Rusia planit të tij pë Kosovën

PUBLIKUAR

Martti Ahtisaari, ish-presidenti i Finlandës dhe një ndërmjetës i njohur ndërkombëtarisht në ndërtimin e paqes i cili në vitin 2008 u nderua me Çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij udhëheqës në sjelljen e pavarësisë në Namibi, tërheqjes së Serbisë nga Kosova, si dhe çmontimin e armëve në Irlandën e Veriut dhe autonominë për Aceh në Indonezi ka rrëfyër përvojën e tij rreth zgjidhjes së konflikteve përfshirë këtu edhe Kosovën.
Ai në një intervistë për gazetën amerikanë “Huffington Post” thotë se në  vitin 2005, atij i ishte kërkuar që të udhëhiqte procesin që do të sqaronte statusin e Kosovës. Ahtisari tregon se si propozoi që  të përbëjnë një “Grupi të Kontaktit” për të ndjekur ngjarjet në Kosovë.

Grupi i Kontaktit u përbërë nga përfaqësues të SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Italia, dhe Gjermania.

Ai tregon se si propozoi që të ketë një takim me ta, gjatë vizitës së tyre në Londër në vitin 2006.

“Dhe të gjithë përfaqësuesit ranë dakord për të siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase, teksa unë personalisht flisja me ata përmes mesazheve private, që t’ua bëja të ditura problemet kryesore të Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që Serbia dhe Kosova ta kuptonin se çfarë isha duke planifikuar unë. Më pas, në takimin e Londrës, unë fola për temat kryesore me anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe pas takimit në Londër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov udhëtoi në Uashington për t’u takuar me Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs. Megjithatë situata kishte ndryshuar. Rusia nuk donte që plani im të shkonte nëpër Këshillin e Sigurimit. Pas disa viteve negociata, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008”, thotë ai për “Huffington post”, përcjell lajmi.net.

Ahtisaari flet edhe për sukesin e procesit të negociatave.

Sipas tij në këtë aspekt çështjet kryesore të një marrëveshje paqeje duhet të jenë specifike dhe duhet të adresohen.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...