Ahtisaari s’ka ftesë për ndërmjetësim në krizën politike

PUBLIKUAR

Martti Ahtisaari, ish-kryendërmjetësi ndërkombëtar për statusin e Kosovës, nuk ka marrë kurrfarë ftese për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” Riika Marjamaki, udhëheqës i Zyrës së presidentit Ahtisaari.

“Presidentit Ahtisaari nuk i është kërkuar deri më tani që të vijë dhe të zgjidhë krizën politike në Kosovë”, ka thënë Marjamaki.

Ditë më parë e përditshmja austriake “Der Standart” ka botuar një lajm ku është lakuar emri i Ahtisaarit dhe ish-kryeministrit suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues të mundshëm të zgjidhjes së krizës politike në Kosovë, e cila është tensionuar muajt e fundit si pasojë e kundërshtimeve të opozitës për marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe përfshirjen e mundshme të ndërmjetësve ndërkombëtarë gazeta “Zëri” ka kontaktuar edhe zëdhënësen e Bashkimit Evropian (BE), Maja Kocijançiq. Kjo e fundit ka mohuar të ketë dëgjuar për ndonjë iniciativë të tillë.

“Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë një gjë të tillë deri më sot”, ka thënë Kocijançiq.

Po të njëjtën përgjigje gazeta e ka marrë ditë më parë edhe nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë… /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...